Ballina Kronikë Itali, 48-vjeçari bie nga çatia duke punuar, humb jetën

Itali, 48-vjeçari bie nga çatia duke punuar, humb jetën

Humb jetën tragjikisht në Itali një 48-vjeçar shqiptar, teksa ishte duke punuar.

Emigranti shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona, në provincën e Vareses, kur ka rrëshkitur nga çatia e ndërtesës duke rënë nga një lartësi prej 4 metrash.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Busto Arsizio.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 08:00. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 48-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.