Ballina Aktualitet Itali, 32 urdhërarreste kundër grupeve kriminale shqiptare

Itali, 32 urdhërarreste kundër grupeve kriminale shqiptare

Një operacion i madh policor ka nisur në Breshia, në Itali kundër kriminalitetit shqiptar. Urdhërarrestet janë duke u ekzekutuar nga Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Grupi operativ i Antidrogës së Komandës provinciale të Guardia di Finanza.

32 masa paraburgimi janë lëshuar kundër anëtarëve të tre organizatave të krimit të organizuar shqiptar që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës.