Ballina BOTA Itali, 200 persona bllokohen nga dëbora

Itali, 200 persona bllokohen nga dëbora

Rreth 200 persona u evakuan, pas bllokimit prej ditësh nga dëbora në Stelvio, njoftoi sot agjencia italiane e Mbrojtjes Civile.

Kushtet e rënda meteorologjike që goditën pjesën më të madhe të Italisë kanë bërë të pamundur që ata të largoheshin nga vendndodhja.

Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se njerëzit u transferuan në qytetin e afërt të Bormio duke përdorur helikopterë ushtarakë.

Kalimi i Stelvio, midis Italisë dhe Zvicrës, ndodhet pranë një akullnajë që shërben si një destinacion i skive verore. Ajo ndodhet rreth 230 kilometra në veri-lindje të Milanos.

Një total prej 12 personash kanë vdekur në Itali që nga e diela për shkak të stuhive, tornadove, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës dhe erërave shumë të forta.