Itali, 2,2 milionë euro për të luftuar drogën

47

Qeveria italiane sapo ka aprovuar një fond prej 2,2 milionë euro, që është parashikuar për të fuqizuar fluksin e informacionit ndaj trafikut të lëndëve narkotike në territorin italian, shpërndarjen e informacionit ndaj substancave të reja psikoaktive, që qarkullojnë tek të rinjtë e jo vetëm, gjurmëshmërinë e trafikut të drogës, si edhe për masat e reja për shpërndarjen e rezultateve të analizave laboratorike të sistemit parlajmërues kombëtar.

“Lufta kundër drogës, trafikantëve, përdoruesve të drogës, kundër ilegalitetit është prioriteti i punës sonë,” – komentoi me këtë rast ministri i brendshëm italian Matteo Salvini.