Ballina BOTA Istog, ngjarja tragjike, reagon ambasadori britanik

Istog, ngjarja tragjike, reagon ambasadori britanik

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Istog , ku gjatë një grabitje humbi jetën një polic dhe hajduti, vjen reagimi nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Izet Demaj, i cili humbi jetën sot në detyrë.

O ’Connell e ka quajtur hero policin i cili ka humbur jetën në tragjedinë që ndodhi në Istog. Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe për policinë e Kosovës. “RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës,” – ka shkruar O’Connell.

Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje. Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me mjete zjarri, ku mbeti pa shenja jete një nga të dyshuarit, e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.