Ballina Kuriozitete Islandë, nuk pushon debati rreth publicitetit “politik” të Krishtlindjeve

Islandë, nuk pushon debati rreth publicitetit “politik” të Krishtlindjeve

Një spot publicitar për Krishtlindjet, i cili përpiqet të sensibilizojë publikun për ndikimin e supozuar negativ që ka përdorimi i vajit të palmës tek pyjet tropikale, nuk do të transmetohet pikërisht për shkak të mesazhit që përmban, mesazh ky që nuk përkon me pikëpamjet e qeverisë islandeze. Spoti publicitar me rastin e Krishtlindjeve është realizuar në emër të organizatës ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit Greenpeace dhe qeverisë së Islandës.

Institucionet përgjegjëse islandeze, teksa janë konsultuar me përmbajtjen e spotit, kanë ndaluar transmetimin e tij. Autoriteti i Standardeve të Publicitetit në Islandë ka vendosur se spoti ka përmbajtje dhe mesazh politik, pasi dëmton imazhin e disa vendeve në botë, për të cilat prodhimi i vajit të palmës është burimi kryesor i ardhurave, duke ndikuar kështu edhe tek marrëdhëniet e Islandës me ato vende.

Por, në këtë debat është përfshirë edhe publiku i gjërë, pasi spoti publicitar nisi të qarkullojë jozyrtarisht nëpër rrjetet e ndryshme sociale. Brenda pak ditësh, spoti është parë miliona herë, ndoshta duke e bërë të pakuptimtë edhe ndalimin e transmetimit të tij në kanalet televizive islandeze.