Ballina Aktualitet ISIS merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve italianë në Irak, sot në...

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve italianë në Irak, sot në Siri vrasin edhe dy priftërinjë

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve italianë në Irak, në afërsi të Kirkukut.

Deklarata e ISIS u qarkullua përmes agjencisë së propagandës Amaq.

“Me ndihmën e Zotit, ushtarët e Kalifatit goditën një automjet 4X4 që transportonte anëtarët e koalicionit ndërkombëtar të kryqëzatave dhe eksponentë të antiterrorizmit të Peshmergeve në zonën Kifri, duke plagosur katër kryqtarë”, – thuhet në deklaratën e ISIS

Nga pesë ushtarët italian, tre janë në gjendje të rëndë, por “askush nuk është në rrezik për jetën e tyre. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda”, sqaroi sot në mëngjes Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Ndërkohë sot, ISIS ka vrarë dy priftërinj armenë në provincën Qamishli, në Siri, gjatë një sulmi me autobombë.

Pesë ushtarë italianë u plagosën dje nga një sulm i befasishëm me ekploziv i ISIS. Ngjarja ndodhi në orën 11:00 të mëngjesit të 10 nëntorit, kur ushtarët italianë ishin duke u kthyer nga një mision i suksesshëm stërvitor pranë Kirkuk, ndërkohë që nga shpërthimi rrezikuan jetën disa ushtarë, tre prej të cilëve u transportuan me helikopterë amerikanë drejt spitalit në Baghdad dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre është plagosur rëndë në këmbë.