Ballina BOTA Ishujt Galapagos, ndalohen fishekzjarret për të mbrojtur ekosistemin

Ishujt Galapagos, ndalohen fishekzjarret për të mbrojtur ekosistemin

Autoritetet ekuadoriane të ishujve Galapagos, ndaluan sot shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve, me qëllim mbrojtjen e ekosistemit unik të këtyre ishujve.

Ndalimi që përjashton fishekzjarret që kanë vetëm dritë por jo zhurmë, u miratua njëzëri nga këshilli qeveritar i arkipelagut.

“Ekosistemet janë të prekura nga fishekzjarret, sidomos fauna e tyre unike, që mbrohet shumë nga qeveria ekuadoriane. Problemet kryesore që shkaktojnë këto fishekzjarre te kafshët janë takikardia dhe sëmundje të tjera të zemrës, stresi dhe ankthi, çka ndryshon sjelljen e tyre dhe rrezikon mbijetesën e specieve,” – thuhet në deklaratën e Këshillit Qeveritar.

Në muajin prill, ishujt, rreth 130 të tillë, ndaluan edhe përdorimin e plastikave njëpërdorimshe.

Galapagos vizitohen çdo vit nga rreth 200 000 turistë.