Ishte kthyer në tmerr për banorët, arrestohet “skifteri” 30 vjeçar

92

Policia e Cërrikut njofton se ka arrestur një 30-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve.

Bëhet fjalë për shtetasin Gezim Alliu, banues në Cërrik.

Mësohet se i riu rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve ne banesa dhe lokale të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie.

Alliu ka qenë më herët i dënuar për vjedhje.

30-vjeçari prej kohësh ishte kthyer në një vjedhës profesionist pasi kujdesej që në çdo rast vjedhje të mos linte gjurmë.