Ishte kthyer në problem serioz në Durrës e Shijak, policia arreston të shpallurin në kërkim/EMRI

136

Policia e Shijakut ka vënë në pranga shtetasin Petrit Lazeri, të shpallur në kërkim 9 herë.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë gjetur makina të vjedhura e lëndë narkotike.

I riu do të përgjigjet për këto akuza, atë të vjedhjes dhe të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Lazeri ishte kthyer në problem në qytetin e Durrësit e Shijakut. Së fundmi ai e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe në qytete si Lushnja, Kavaja dhe Fieri.