Ishte kthyer në makth për 53 vjeçaren, arrestohet përndjekësi nga Dibra

69
Processed with VSCO with dog1 preset

Një person i cili përndiqte për një kohë të gjatë një grua, është vënë në prangat e policisë së Dibrës.

I arrestuari është E. K., 48 vjeç, banues në Dibër, i vënë në pranga gjatë ditës së martë.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “Përndjekja”.