Ishte infektuar më parë nga COVID-19, ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare Koço Devole

26

Aktori i dashur i humorit në Shqipëri, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga sëmundja e leuçemisë, nga e cila vuante prej kohësh.

Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

“Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, shprehej i biri i Devoles.