Ishte e shtruar në spitalin Infektiv, humb jetën këngëtarja e mirënjohur shqiptare

109

Pas nje beteje të gjate, rreth 4 javore, dhe prej tre ditesh e intubuar në spital, ka humbur betejën me Covid-19 këngetarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Këngëtarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 52-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë tek Infektivi në kryeqytet ku ishte prej ditësh nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet nëse kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për një mjekim më të specializuar për Rainitën, jashtë vendit.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë sot nga jeta, duke pikëlluar familjarët, të afërmit si dhe të gjithë komunitetin fierak dhe atë artdashësh shqiptar.

Artistja Rainita Pupi la një repertor të gjerë këngësh, pas një karrierë të pasur artistike në Fier.