Ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Durrësit, 28 vjeçari ekstradohet nga Italia/EMRI

244

Një i ri shqiptar, është ekstraduar nga Italia në vendin tonë.

Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Në nëntor të vitit 2015, Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më pronarit të ligjshëm.

I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.