Ishin shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen dy persona në Tiranë, e pëson dhe një drejtues mjeti

280

Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë vënë në pranga në qytetin e Tiranës.

Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R.L dhe shtetasi me inicialet K.M 21-vjeç.

Është arrestuar një 31-vjeçar i cili ka aksidentuar me motor një shtetas tjetër.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim kombëtar.

Në pranga dhe 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim R. L., 19 vjeç, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. H., ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh. Punohet për kapjen e shtetasit R. H.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin të Policisë Vorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 21 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin R. C. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.