Ballina BOTA Ishin mbledhur për të festuar, mbytet trageti i mbingarkuar në Irak, 71...

Ishin mbledhur për të festuar, mbytet trageti i mbingarkuar në Irak, 71 viktima

Një traget është mbytur në lumin Tigër ditën e sotme, në veri të Irakut, jo shumë larg nga Mosul.

Sipas autoriteteve vendas, viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur 71 persona, ndërsa deri më tani është bëri i mundur shpëtimi i të paktën 12 personave.

Anija ishte e mbingarkuar me njerëz, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, të cilët po festonin Vitin e Ri Persian.