Ballina Politikë Ish-ministri Manjani reagon ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ish-ministri Manjani reagon ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj situatës të krijuar në vend lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Manjani ka ironizuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook duke  shprehur se për çështje që lidhen me dhunimin e të drejtave të njeriut, pronat, burgimet e padrejta Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese!

“Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona, për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës, për marrëveshjen e detit e jo vetëm.Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese. Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt Gjykata. Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!”- është shprehur i revoltuar ish-ministri në shkrimin e tij.