Ish-ministri i Kosovës provon vaksinën ruse kundër COVID-19:”Jam i lumtur, nuk ka asnjë efekt anësor”

71

Një ish-ministër shqiptar, bën vaksinën e prodhuar në Rusi, e cila pretendon se është efektive ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, ku informon se krahas tij vaksinën e ka bërë edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan Lluka.