Ballina Aktualitet Ish-ministrat e shkarkuar kanë forcuar miqësitë me njëri-tjetrin, ndajnë të njëjtin hall

Ish-ministrat e shkarkuar kanë forcuar miqësitë me njëri-tjetrin, ndajnë të njëjtin hall

Kanë kaluar disa ditë që nga koha kur jo pak, por 7 ministra, madje në ministri të rëndësishme, u shkarkuan nga Kryeministri Edi Rama dhe ku vendin e tyre e zunë më së shumti emra të rinj, apolitik dhe ndonjëri edhe pa ndonjë jetë publike.

Por sot ish-ministrat e shkarkuar të Ramës vijojnë jetën e tyre parlamentare normalisht. Në fytyrat e tyre nuk lexohet ndonjë mërzi, paçka se shohin se ata që i kanë zëvendësuar janë jo vetëm me më pak eksperiencë se ata në shumë raste, por tashmë vijnë në Parlament me makinat e tyre, me shoferët dhe truprojat e tyre.

Por nga ana tjetër ish-ministrat gjenden mirë në shoqërinë e atyre që u ka rënë i njëjti hall. Kjo është arsyeja pse Lindita Nikolla po shoqërohet më shumë me Mirela Kumbaron. Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri shoqërohet më shumë me Niko Peleshin dhe Arben Ahmetajn.