Ballina BOTA Ish-menaxheri i Michael Schumacher: Gruaja e tij po fsheh të vërtetën

Ish-menaxheri i Michael Schumacher: Gruaja e tij po fsheh të vërtetën

Ish-menaxheri i legjendës Michael Schumacher, i ka habitur të gjithë me pretendimin se gruaja e legjendës së Formula1, Corinna po fsheh të vërtetën nga aksidenti i tij në ski.

Sipas “The Sun” Willi Weber ka thënë se Corrina po mundohet ta pengojë atë që të shikojë mikun e tij pasi ka frikë se mos e vërteta i del në shesh.

Schumacher pësoi dëmtime të mëdha të trurit në ngjarjen e vitit 2013 dhe që atëherë për të janë kujdesur në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës gruaja dhe dy fëmijët e tyre Gina-Marie, 22 vjeç dhe Mick, 20 vjeç.

“Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë ndryshimesh ka në gjendjen e tij. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar.

Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish”, është shprehur Weber për  një media gjermane.

Schumacher kaloi tre muaj në gjendje kome ndërsa tani gjendja e tij është stabilizuar.

Në janar të këtij viti ai u dërgua me helikopter për 50-vjetorin e tij të lindjes në shtëpinë e  tyre të pushimeve në Mallorca.