Ballina SPORT Ish-lojtari i kombëtares suedeze Zlatan Ibrahimovic e konsideron veten si “Superman”

Ish-lojtari i kombëtares suedeze Zlatan Ibrahimovic e konsideron veten si “Superman”

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç ka rikthyer në vëmendje dëmtimin e rëndë që pësoi pas transferimit tek Manchester United.

“Te Mançester Junajtid ishte një vit i parë që nuk mund ta harroja kurrë. Nuk ndihesha aspak i vjetër, por e bëra Premier Ligën të ndihej e vjetër. Falë ndihmës, shoqërisë dhe grupit që kishim te Junajtid, nisa të ndihesha si Benxhamin Batën”, – tha ai.

Suedezi ka theksuar se nuk e kuptonte se çfarë i kishte ndodhur sepse deri në atë moment siç shprehet Zlatan e konsideronte veten si “Superman” dhe i ardhur nga një tjetër planet.

“Kur u dëmtova, nuk e kuptoja realisht se çfarë po ndodhte. Nuk isha dëmtuar kurrë më parë kaq rëndë, pasi unë Ibrahimoviç dhe isha si “Superman”. Mendoja se vetëm Zlatan mund ta dëmtonte Zlatanin. Pas dëmtimit, i kërkova Murinjos që të mos kishte më shumë besim te unë, sepse nuk mund të isha Zlatan që të gjithë prisnin. Nuk doja të zhgënjeja trajnerin, klubin dhe shokët e skuadrës. Më dukej, sikur gjithçka po niste nga zero.” -shtoi ai.