Ish-kryeministri italian, Sivlio Berlusconi infektohet me COVID-19

28

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, njëkohësisht biznesmen i fuqishëm në shtetin italian është prekur nga COVID-19.

Lajmi u dha nga partia e tij “Forza Italia” dhe u konfirmua nga mjeku Alberto Zangrillo.

Berlusconi është raportuar si asimptomatik si dhe nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar.

Megjithatë, ai do të kalojë karantinën në vilën e tij luksoze në Arcore në pritje të shërimit.