Ish-bashkëshorti me vëllanë, rrahin dhe terrorizojnë gruan në mes të lokalit

97

Rrihet dhe terrorizohet në mes të lokalit nga ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij një grua në Gjirokastër.

Burime policore bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së kaluar në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorëve.