Ish-bashkëshorti i mori vajzën me vete për në Itali, 37 vjeçarja helmon veten

35

Një grua nga Saranda ka tentuar t’i japë fund jetës.

37 vjeçarja është vetëhelmuar pasi ish-bashkëshorti kishte marrë vajzën e tyre rreth 12 vjeç në Itali.

Kjo pasi gjykata i kishte dhënë atij kujdestarinë.

Largimi vajzës nuk është pranuar lehtë nga e ëma e cila ka vendosur të kryejë aktin ekstrem.

37-vjeçarja është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.