Ballina Showbiz Ish-banorja e Big Brother rrëfen të pathënat: Olsi më ka qëndruar besnik

Ish-banorja e Big Brother rrëfen të pathënat: Olsi më ka qëndruar besnik

Ish banorja e Big Brother Fjorentina Halili, ka pranuar hapur se ka tradhëtuar dikë, por që nuk është Olsi. Fjori rrëfeu se ka pasur një raport tjetër ndërkohë që e tradhëtoi me Olsin.

Fjorentina Halili, ish-banorja e Big Brother mbahet mend për lidhjen që pati me Olsi Klosin, djalin që njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dyshja u ndanë pasi dolën nga spektakli i “Big Brother”, dhe në media u aludua shumë se ndarja erdhi si pasojë e tradhëtisë.

“Di që për sa kohë kemi qenë bashkë nuk më ka tradhëtuar, pavarësisht se unë e kam çmendur me xhelozinë time. Në u ndamë për arsye të tjera tonat dhe kjo s’ka të bëjë me tradhëtinë. Unë kam tradhëtuar. Kam pasur një raport tjetër, dhe e tradhëtova me Olsin,” – tregoi Fjorentina, e cila më pas mbuloi fytyrën me duar duke qeshur.