Ironia e fatit/Studionte ndryshimet klimaterike, 68 vjeçari vdes si pasojë e këputjes së një cope akulli

44

Një shkencëtar zviceran Konrad Steffen ka gjetur vdekjen në një incident tragjik në Groenlandë.

68 vjeçari ishte vlerësuar si një ndër studiuesit më të rëndësishëm në lidhje me ndryshimet klimaterike.

Ai synonte që nëpërmjet punës së tij të sensibilizonte lidhur me atë që po ndodhte me klimën në tokë.

Steffen gjeti vdekjen teksa ndodhej në stacionin meteorologjik, mes akullnajave të Groenlandës, ku për shkak të ngritjes së temperaturave një copë akulli u këput.

Trupi i tij ende nuk është rekuperuar, e nuk dihet, kur mund të rekuperohet.