Ballina Showbiz Irina Shayk jashtë pasarelës, sjell trendin e rikthyer të momentit!!!

Irina Shayk jashtë pasarelës, sjell trendin e rikthyer të momentit!!!

Në show-n e Moschinos, pasditen e së enjtes, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, por një ditë më pas, Irina Shayk iu largua pasarelës për të marrë pjesë, këtë herë si spektatore, në spektaklin e Tod`s, gjatë javës milaneze të modës.

33-vjecarja kishte veshur që atë që trendi i madh i sezonit, lëkura: pardesynë e shkurtër prej lëkure ngjyrë bezhë, Irina e kishte kombinuar me këpucë të sheshta dhe një cante po lëkure.


Lëkura, sidomos ajo ngjyrë bezhë dhe kafe është rikthyer fuqishëm në pasarelat e këtij sezoni, ku bie në sy edhe printi i leopardit.