Ballina BOTA Iran, tërmet 6,4 ballë në juglindje, mbi 700 të plagosur

Iran, tërmet 6,4 ballë në juglindje, mbi 700 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë në juglindje të Iranit ka lënë të paktën 700 persona të plagosur, dhe fatmirësisht asnjë viktimë. Irani ndodhet në një zonë me intensitet të lartë sizmik.

Instituti Iranian i Gjeofizikës njoftoi se deri tani nuk ka pasur viktima nga dhjetëra paslëkundjet e fuqishme, por vijojnë tentativat me skuadra speciale dhe qen të trajnuar për të shpëtuar personat që mund të jetë bllokuar nëpër godina.

Shefi i Departamentit të Emergjencës tha për televizionin kombëtar se pjesa më e madhe e personave që kanë përfunduar në spital u lënduan gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga godinat dhe jo si shkak i dëmeve të termetit.

Lëkundjet rrëzuan linjat e tensionit të lartë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë ndërkohë që temperaturat arrinin në 8 Gradë Celsius gjatë natës dhe epiqendra e tërmetit raportohet se ishte 17 km nga qyteti jugperëndimor i Sarpol-e Zahabit.