Ballina BOTA Iran, prezantohet raketa me rreze të gjatë lundrimi

Iran, prezantohet raketa me rreze të gjatë lundrimi

Irani sot zbuloi një raketë të re lundrimi me një rreze prej 1.300 km, ndërsa vendi feston 40-vjetorin e Revolucionit Islamik të 1979.

Ekspertët perëndimorë thonë se Irani shpesh ekzagjeron lishur me aftësitë e armëve bërthamore, megjithëse ka shqetësime rreth raketave balistike me rreze të gjatë.

“Me një rreze prej më shumë se 1.300 kilometrash. Kjo raketë lundrimi merr shumë pak kohë për t’u përgatitur dhe mund të fluturojë në një lartësi shumë të ulët,” – tha ministri iranian i Mbrojtjes Amir Khatami në komentet e tij të transmetuara në televizionin shtetëror gjatë ceremonisë së zbulimit të raketës.