Ballina BOTA Iran, njoftohet tërheqja nga disa prej angazhimeve të marrëveshjes bërthamore

Iran, njoftohet tërheqja nga disa prej angazhimeve të marrëveshjes bërthamore

Irani nuk do t’i respektojë më të gjitha angazhimet vullnetare rreth armëve bërthamore, për të cilat Teherani dhe pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishin rënë dakord katër vite më parë. Presidenti iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se vendimi është marrë pasi vendet e tjera nuk po bëjnë sa duhet për t’i rezistuar presionit amerikan.

Presidenti iranian Rouhani tha se vendi i tij nuk do t’i respektojë më limitet e vendosura mbi programin e vet bërthamor nëse interesat e vendit nuk mbrohen me një pakt të ri brenda një periudhe 60-ditore.

Marrëveshja e vitit 2015 pësoi krisje vitin e kaluar kur presidenti amerikan Donald Trump shpalli daljen prej saj me arsyetimin se Irani nuk po i përmbahej kushteve dhe se pakti ishte në dëm të SHBA.