Ballina BOTA Iran, kundërpërgjigjet Teherani, bllokohet naftëmbajtësja britanike “Stena Impero”

Iran, kundërpërgjigjet Teherani, bllokohet naftëmbajtësja britanike “Stena Impero”

Menjëherë pas vendimit të autoriteteve britanike në Gjibraltar për të shtyrë edhe me 30 ditë bllokimin e naftëmbajtëses iraniane “Grace 1”, vjen edhe kundërpërgjigja e Teheranit. Garda Revolucionare e Iranit ka bllokuar naftëmbajtësen “Stena Impero”, e cila lundron me flamur britanik, teksa ajo gjendej në ujërat e Ngushticës së Hormuzit.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se “naftëmbajtësja me flamur britanik “Stena Impero” është bllokuar për mosrespektimin e rregullave ndërkombëtare të lundrimit në det.” Naftëmbajtësja, me një ekipazh prej 23 personash, është tërhequr drejt portit Bandar Abbas. Megjithatë, mësohet se asnjë prej anëtarëve të ekipazhit nuk i përket nënshtetësisë britanike.

Sipas autoriteteve iraniane, naftëmbajtësja “Stena Impero” ishte përfshirë në një aksident me një tjetër mjet lundrues.