Ballina BOTA Iran, gruaja që pretendoi të drejtën për të hyrë në stadium, i...

Iran, gruaja që pretendoi të drejtën për të hyrë në stadium, i vuri zjarrin vetes para gjykatës së Teheranit

Sahar Khodayari nuk arriti të futej në stadium.

Ajo vdiq për të kërkuar një të drejtë që mungon në Iran që nga viti 1981. Sahar Khodayari ishte gruaja që luftonte që miliona si ajo të kishin të drejtën të shkonin në stadium për të parë një ndeshje futbolli.

Ajo e kishte provuar të realizonte ëndrrën e saj në 12 Mars të kaluar, duke e maskuar veten si burrë, por për shkak të një selfie dërguar motrës së saj, vajza 29-vjeçare u zbulua dhe u ndalua nga autoritetet iraniane.

Pas dy ditësh paraburgimi, ajo shkoi në gjyq në muajin shtator e akuzuar për përbuzje të ligjit dhe turp. Dënimi: gjashtë muaj burg.

Përpara gjykatës në kryeqytetin Teherani, Sahar Khodayari i vuri flakën vetes duke u bërë një pishtar njerëzor.

Pas ditësh vuajtjesh, e shtruar në spital me 90% djegie të trupit, Sahar Khodayari vdiq këtë mëngjes, siç raportohet nga Radio Farda.

Ajo ishte një mbështetëse e ekipit të futbollit Esteghlal, një militante e ‘Persian Gulf Pro League’ kampionat i Serie A.

Çështja e grave në stadiume është një luftë politike që po vazhdon për shumë vite. Në Iran, vetëm burrat mund të shkojnë në stadium. Gratë që nga viti 1979, viti në të cilin u zhvillua revolucioni islamik i udhëhequr nga Imam Ruhallah Khomeynī i cili vendosi një demokraci me prirje teokratike, kanë humbur të drejtat e tyre.

Rruga drejt hapjes së stadiumeve për gratë duket se eshte e përpjetë dhe ende e vështirë, pavarësisht se Fifa po kërkon nga Teherani të njohë të drejtën për tifozet gra.