Ballina BOTA Irak, presidenti Trump vizitë të fshehtë forcave ushtarake

Irak, presidenti Trump vizitë të fshehtë forcave ushtarake

Presidenti i SHBA, Donald Trump vizitoi sot forcat ushtarake amerikane në Irak, në një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm, i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit.

Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme. Ajo vjen gjithashtu më pak se një javë pasi zoti Trump njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe rreth gjysmës së atyre në Afganistan, duke zemëruar madje disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë.

Presidenti Trump pritet të bëjë dy ndalesa në udhëtimin e tij pas Krishtlindjes, duke dhënë mesazhin festiv për më shumë se 5.000 forcat amerikane të stacionuara në Irak.