Ballina BOTA Irak, fundoset trageti, të paktën 85 të vdekur

Irak, fundoset trageti, të paktën 85 të vdekur

Numri i të vdekurve, si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Tigër, në Irak, është rritur në 85 persona, ndërkohë që raportohet edhe për dhjetra të plagosur. Trageti mbante 170 pasagjerë dhe lundronte në drejtim të një ishull të vogël turistik kur u fundos pranë qytetit Mosul. Sipas zyrtarëve lokalë, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin nga lumi të paktën 12 të mbijetuar.

Trupat e viktimave janë dërguar në objektet mjekësore në Mosul për analiza forensike.

Kryeministri irakian Adil Abdul-Mahdi shpalli tre ditë zie kombëtare, pas vizitës së tij në vendngjarje. Nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut njoftohet se, lidhur me aksidentin, nëntë persona janë arrestuar dhe janë lëshuar urdhër-arreste për pronarin e tragetit dhe të ishullit turistik.