Ballina Aktualitet Investimi 70 milionë euro për impiantin fotovoltaik të Akërnisë

Investimi 70 milionë euro për impiantin fotovoltaik të Akërnisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot përfundimin me sukses të procedurës së hapur konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Zonën e Akërnisë në Vlorë.

Kompania fituese është konsorciumit India Power Coporation LTd, një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MË, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjise termike, erës dhe energji diellore, me një investim që arrin në vlerën 70 milionë euro.

Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MË si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MË, të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.

“Ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon. Oferta e shpallur fituese, siguron nje cmim energjie për 50 MË me një vlerë prej 59,9 Euro/MË për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MË (100 MË në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj,”- njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.