Ballina SPORT Intrigat e futbollit, “Football Leaks” shënjestron Atleticon

Intrigat e futbollit, “Football Leaks” shënjestron Atleticon

Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks”, vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.

Atletico Madrid ka përfunduar nën akuzë për shitjen e diskutueshme të Yannick Carrasco te klubi kinez, Dalian Yifang, një marrëveshje e finalizuar në shkurtin e këtij viti.
Informacionet e faqes së internetit më “sekrete” në futbollin botëror riprodhohen me shpejtësi dhe shumë rrallë janë të pavërteta. Faktet në fjalë i përkasin vitit 2015, kur Atletico bleu futbollistin nga Monaco, duke hapur një linjë kreditore me agjentin e lojtarit për 97 milionë dollarë.

“Los Colchoneros” kishin bashkautorësinë e një fondi kanadez investimesh, e kartoni i Yannick Carrasco ishte një lloj pengu për të marrë paratë.
Gjithashtu, akordi me Monaco parashikonte që Atletico duhej të paguante klubin e Principatës me 25%, nëse do ta shiste lojtarin në dy vitet e para. Por, borxhet janë shlyer në mënyrë të dyshimtë, me shitjen e Niko Gaitan te kinezët dhe manovra të kolosit kinez “Wanda”, që i ka dhënë emrin stadiumit të Atleticos dhe ka në pronësi ekipin e Dalian.