Ballina KULTURË Interpretim madhështor nga Reshat Arbana – Do të flas

Interpretim madhështor nga Reshat Arbana – Do të flas

Situata e tensionuar dhe e vazhdueshme, një “kaos aktual” në të cilin është përfshirë vendi ynë gjatë rutinës së përditshme me problematikat e saj, nuk ka lënë pa prekur edhe artistin e madhërishëm Reshat Arbana, i cili me anë të një interpretimi madhështor të një poezie të krijuar nga Besnik Palnikaj, ka arritur të depërtojë thellë në zemrat e shqiptarëve.

Aktori i talentuar dhe i dashur për të gjithë popullin sjell një interpretim thellësisht të ndjerë në leximin e rreshtave prekës e domethënës me intonacionin e tij unik.

DO FLAS

Do të flas do t´ulërij sa toka të dridhet

Edhe sikur qafën në litar t’ma lidhin.

Do t´flas e do qaj hallet e vëndit tim

Që në mes të Evropës ka mbetur si jetim.

Do flas e të shpërthej se, më nuk duroj dot

Qytetarë t´braktisur pa shtet dhe pa Zot.

Shqiptarët e mi, o vëllezër pash’ at’ besë

Shumë vite vuajtet, çerek shekulli pa shpresë.

Më dhimbseni më vjen keq që shtypjen e pranoni

Dhe vendin tuaj aspak s´po dini ta mbroni.

Flini as s´flini kur u është ngulur thikë

dhe nga gjumi juaj askush nuk ka frikë.

Pse ndotet ajri e bëhet helm i zi?

Pse ikin Shqiptarët si nga jugu si në veri?

Pse përmbyten shtëpitë dhe gjëja e gjallë?

Pse në verë zjarrit nuk i bëjmë dot ballë?

Pse lulëzon droga nën hundën e shtetit?

Pse shkollohen jashtë fëmijët e deputetit?

Pse pyjet po zhduken nga dita në ditë?

Pse po fshihet populli nga kush ka frikë?

Pse krimineli shetit e bredh në liri?

Pse të falet deti o vëllezërit e mi?

Boll u coptuam u rropëm për së gjalli

Nga politikë e ndyrë e nxitur nga djalli.

I drejtoni gishtin kush ju del përballë

Ju kollare lidhurit nën jakën e bardhë.

Eh, ju vraftë vuajtja ç´ka i batë ktij vendi

Do më duhen vite te gjitha ti përmendi,

Krime e vetëvrasje, vllau vllaun vret

Te ndershmit i vihet kamba, hajni deputet.

Diku vidhet ari diku grabitet banka

Diku kapet shteti i lidhur me banda.

Horri bëhet mbret që dje s´kish as brekë

E kur i qan hallin, jasht dere të qet’.

Diku kërkohen lekë për një firmë a vulë

Ne zyrë pa dritare që vjen era shurrë.

Si mund të bëhet shteti veç duke vjedh’,

Kur hajduti vjedh ditën nëpër djell.

Do pare spitali nuk ngopet jo drejtësia

Te vjedh gjyqtari dhe telefonia,

Vetëm vjedhje, vjedhje dhe populli i ngratë

vidhet, poshtërohet per një copë bukë thatë.

Te vidhet prona nga padrejtësia.

E ne sytë i drejtojmë veç te Perëndia.

Vëllezër dhe motra O Shqiptarët e mi

Pash’ besën e Zotit dhe dritën në sy

boll u zutë ndër veti per bindje e parti

Bahuni bashkë ju lutem për Nanën Shqipni,

Të mblidhemi te gjith nëse e gjykojmë me vend

Nga horrat në politikë të mos marrim mend.

Ta bëjmë shtetin SHTET në çdo fushë, gjithkund.

Që kjo politikë e ndyrë BOLL MA të marrin fund.

Ta kthejmë Shqipërinë përsëmbari me plot hijeshi

Tu trashëgojmë fëmijëve një shtet, të drejtë me liri.

Që brezat të thone të paktën u përpoqën

Dhe jo t´na mallkojnë që vendin e ndotëm, e shkatrruam dogjëm.

 

Poezia: Besnik Palnikaj (Suedi 2018)