Ballina BOTA Dubai, koreanojugori Kim Jong-yang zgjidhet president i ri i INTERPOL

Dubai, koreanojugori Kim Jong-yang zgjidhet president i ri i INTERPOL

Interpol, në samitin e sapopërfunduar në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka zgjedhur presidentin e ri. BBC njofton se ky post iu besua koreanojugorit Kim Jong-yang.

Mësohet se Rusia, pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk arriti që të marrë drejtimin e Interpol. Yang do të zëvendësojë kinezin Meng Hongwei, që u ndalua në Pekin në shtator nën akuza për korrupsion.