Ballina Aktualitet “Interesat e BE-së dhe SHBA-së nuk janë çdo herë të njëjta”

“Interesat e BE-së dhe SHBA-së nuk janë çdo herë të njëjta”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se interesat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk përputhen çdo herë me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHAB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas dha një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, ku theksoi se “amerikanët duan ta pushtojnë Evropën për interesat e tyre”.

“Megjithatë, interesat e vendeve anëtare të BE-së nuk janë çdo herë identike me interesat e SHBA-së. Prandaj, Evropa duhet të përfaqësojë interesat e veta sa më tepër që mundet”, konsideron Maas.

I pyetur nëse evropianët janë të aftë për një gjë të tillë, Maas u përgjigj duke pohuar.

“Po. Evropianët reaguan me kundërmasa ndaj taksave shtesë të aluminiumit dhe çelikut të vendosura nga SHBA. Po ashtu, të gjithë janë për ruajtjen e marrëveshjes me Iranin. Sigurisht, shpesh është vështirë që 28 vende të flasin njëzëri. Por, ky shembull tregon se evropianët kanë kuptuar se kjo është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri ynë”, tha kryediplomati gjerman.

Ai shtoi se Evropa dhe SHBA duhet qartazi t’u besojnë marrëdhënieve transatlantike, duke shtuar se “bota pa rregulla do të shndërrohej në një botë të keqe”.