Ballina LAJME Instituti i Shëndetit Publik: Konsumi i alkoolit është rritur

Instituti i Shëndetit Publik: Konsumi i alkoolit është rritur

Shqiptarët vazhdojnë të renditen ndër popujt me pijedashës në Evropë, kur vetë Evropa kryeson në rang botëror statistikat e këtij fenomeni. Ekspertët thonë se në Shqipëri, shifrat e personave që konsumojnë alkool kanë ardhur në rritje.

“Ka një rritje të nivelit të alkoolpirësve edhe në vendin tonë, dhe konsumojnë më tepër burrat se gratë. 19% e popullsisë përdorin alkool tej normave dhe nga këta 1,5% janë të varur nga alkooli,” – theksohet në raportin më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, konsumimi i pijeve alkoolike mbi normat e lejuara është shkaktar i më shumë se 200 sëmundjeve, mes të cilave edhe dëmtimi i mëlçisë dhe kanceri. Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë nxjerrë se çdo ditë 800 persona vdesin në Evropë nga përdorimi i tepërt i alkoolit, ndërsa e konsiderojnë atë shkaktar të 10,8% të vdekjeve.