Ballina Kronikë INSTAT, raporti: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

INSTAT, raporti: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

epa02310452 A worker tends to cannabis plants at a growing facility for the Tikun Olam company near the northern Israeli town of Safed on 31 August 2010. In conjunction with Israel's Health Ministry, the company currently distributes cannabis or Marijuana for medicinal purposes to over 1,800 people to help relieve pain caused by various health conditions. EPA/ABIR SULTAN ISRAEL OUT

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%.

Në krahasim me një vit më parë, numri i të burgosurve ka rënë me gati 9%., pasi në 2017 numëroheshin 5418 të burgosur, prej të cilëve 5323 burra dhe 95 gra.

Burgjet në Shqipëri po mbushen me të dënuar për drogën, ndërsa qelitë po lirohen nga vrasësit hajdutët dhe përdhunuesit.

Të dhënat më të detajuara mbi të burgosurit sipas veprave penale, tregojnë se vendin e parë e zënë krimet në lidhje me drogën me 1602 të dënuar, apo rreth një e treta e totalit të të dënuarve në Shqipëri, sipas të dhënave të 2017-s, të fundit të raportuara nga INSTAT. Në krahasim me një vit më parë të dënuarit për këtë vepër penale janë shtuar me 23%. Ndërsa në raport me dy vjet më parë (2015-n), në burgje ka 273 më shumë të dënuar për këtë krim. Në vitin 2016 u bë masiv fenomeni i kultivimit të kanabisit në vend çka rezulton të jetë shoqëruar me një rritje të ndjeshme të numrit të të burgosurve për këtë krim. Në 2014-n ishin hajdutët që kryesonin me 27% të totalit, ndërsa krimet në fushën e drogës ishin të tretat, pas vrasjeve.