Ballina Aktualitet INSTAT, paga mesatare shënon ulje

INSTAT, paga mesatare shënon ulje

INSTAT raportoi së fundmi se paga mesatare shënoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2018 në raport me tremujorin e dytë.

Gjatë periudhës korrik-shtator paga ishte 50,105 lekë nga 50,392 lekë që ishte në tremujorin e dytë duke shënuar rënie me 0.7 përqind.

Ekonomia e vendit është rritur mbi katër përqind përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit, por siç duket pagat nuk kanë mundur të ndjekin këtë ritëm.

Përllogaritjet e INSTAT në lidhje me pagat mesatare në vend i referohen listëpagesave në tatime, si për punonjësit në sektorin privat dhe ata në sektorin shtetëror.