Ballina Aktualitet INSTAT, niveli i papunësisë ulet sërish

INSTAT, niveli i papunësisë ulet sërish

Niveli i papunësisë është ulur sërish gjatë 3-mujorit të III, të këtij viti, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas statistikave zyrtare që publikoi Instituti i Statistikave, papunësia për moshën mbi 15 vjeç u ul në 12,2%, rreth 1,4% në krahasim me një vit më parë.

INSTAT raporton se shkalla e papunësisë tek të rinjtë ka reflektuar tendencë në rënie.

“Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2018 është 2,8% më e ulët. Ndërsa shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,9%,” – citon INSTAT.

Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,7%. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,7%.