Ballina Aktualitet INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit rritet me dy përqind

INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit rritet me dy përqind

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 2.8%, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e tretë 2018, shënoi rritje me 0.4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, bëri të ditur sot INSTAT.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 20.2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 33.8 %.Në tremujorin e tretë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 1.0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0.6%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2.9%, “Metalurgjia” me 0.9 % dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 1.2%.