Ballina Aktualitet INSTAT, gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla në vend

INSTAT, gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla në vend

Së fundmi, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8 përqind, sipas INSTAT.

Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Nga viti 2006 e deri së fundmi, përqindja e pronareve të gjinisë femërore është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore, ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur rënie prej 3 përqind në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve është rritur me 4 përqind.