Ballina Aktualitet INSTAT: 53,6% e volumit tregtar kryhet me rrugë detare

INSTAT: 53,6% e volumit tregtar kryhet me rrugë detare

INSTAT bën të ditur se, në nëntor vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) shënoi 83 miliardë lekë dhe 50,7% e tyre u transportua me det. Ndërsa në njëmbëdhjetëmujorin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) arriti në  870 miliardë lekë dhe 53,6% e tyre u transportua me det.

Sipas zërave eksport-import njofton INSTAT, në janar-nëntor 2018, mallrat e eksportuara me det zunë 58,9%, me rrugë tokësore 36,4% dhe me rrugë ajrore 0,5%.

Mallrat e eksportuara me rrugë tokësore, në njëmbëdhjetëmujorin 2018, janë rritur me 16,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës dhe me det me 7,8%.

“Në 11-mujor mallrat e importuara me det zënë 51,0%, me rrugë tokësore 43,7% dhe me rrugë ajrore 2,8 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në njëmbëdhjetëmujorin 2018, janë ulur me 24,2% dhe me rrugë tokëore janë ulur me 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës,” – thuhet në raportin e INSTAT, duke pohuar kështu se volumi i qarkullimit të mallrave nëpërmjet porteve, kryeson në strukturën e transportit.