Ballina Showbiz Instagram sjell opsionin e ri “Your Activity”

Instagram sjell opsionin e ri “Your Activity”

Gjatë muajit gusht Facebook dhe Instagram njoftuan se do të prezantonin dashboards të reja të aktivitetit që tregonin se sa kohë përdoruesit kalonin brenda aplikacioneve. Tani Instagram më në fund ka filluar të publikoje funksionin e vet “Aktiviteti juaj”, i cili përfshin mjete për përcaktimin e limiteve kohore të përditshme dhe mundësinë për të pezulluar përkohësisht njoftimet e Instagram. Funksioni mund të gjendet brenda ikonës në këndin e sipërm të djathtë të faqes tënde të profilit, dhe prej aty gjendet në “Aktiviteti yt”.

Së bashku me Apple duke prezantuar Screen Time në iOS dhe Google duke lëshuar një pult të Digital Ëellness me Android 9.0, kompanitë e teknologjisë po mendojnë të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë më mirë kohën e tyre duke përdorur aplikacione.

Skedat e Facebook dhe të Instagram-it, të cilat tregojnë sasinë e kohës së shpenzuar në çdo aplikacion gjatë shtatë ditëve të fundit, synojnë t’u japin përdoruesve më shumë kontroll mbi  si ato ndërveprojnë me rrjetet sociale që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj mendor, nëse përdoren  pa limit.

Kompania  mëmë e Instagram-it, Facebook ende nuk ka filluar të nxjerrë opsionin e aktivitetit të saj, i cili do të quhet “Koha juaj në Facebook”. Të dy tiparet u njoftuan së bashku gjatë verës, kështu që shpresojmë se Facebook nuk është shumë larg publikimit