Ballina Teknologji Instagram, risia e fundit! A do të jetë njësoj pa këtë opsion?

Instagram, risia e fundit! A do të jetë njësoj pa këtë opsion?

Instagrami do të humbasë zemrën e vogël të kuqe poshtë fotove e videove. Të parët që kanë provuar eksperimentin e Instagram duke hequr opsionin : “pëlqej” ishin kanadezët të cilët janë mirëpritur në azhornimin e fundit me këtë mesazh:

“Duam që përdoruesit të përqëndrohen te ajo që ti shpërndan, jo te numri i pëlqimeve që ti merr.”

Instagram ka menduar të eleminojë shfaqjen e numrit të pëlqimeve për çdo post. Nga rezultatet e testit tek kanadezët, do të vendoset nëse ky opsion do të qëndrojë apo do të hiqet përfundimisht.

Mendohet se kjo lëvizje do të godasë fort industrinë e pëlqimeve false në Instagram,  që përdoret më së shumti edhe nga personazhe të njohur, ku sipas kërkimeve të thjeshta në Google , vlera e 5000 pëlqimeve shkon në 25 dollarë. Eleminimi i këtij opsioni do të sjellë risi në marketingun që kompani të ndryshme zgjedhin të bejnë në këtë rrjet social.

Po a do të jetë Instagram-i njësoj pa këtë opsion? Kjo mbetet për t’u zbuluar.