Ballina LAJME Instagram bie sërish, hera e dytë në 48 orë

Instagram bie sërish, hera e dytë në 48 orë

Përdoruesit e Instagramit janë të zemëruar pasi aplikacioni ra për herë të dytë në dy ditë.

Shumica e përdoruesve raportojnë probleme kur përpiqen të freskojnë News Feed-in.

Problemi raportohet se është në rang global.

Në Mbretërinë e Bashkuar duket se janë ndikuar kryesisht në përdoruesit në jug të vendit, veçanërisht në Londër.

Gjermania, Milano, Barcelona, Shqipëria, Parisi, Nju Jorku, Toronto dhe Bostoni duket se janë më të prekurit në këtë moment.

Shumë përdorues të zemëruar hynë në Twitter dhe në faqet e tjera për të parë nëse problemi ishte i përhapur gjerësisht.