Infektohet me COVID-19 ministrja Anila Denaj

26

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar lajmin se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Në një postim në Facebook, ministrja Denaj thekson se është karantinuar në banesë, ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për masat kundër infektimit nga Covid-19.

Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19. Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID. Po ashtu edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

“Të dashur miq, pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, – shkruan Denaj.